Categories Lajme

Anthony Fauci: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta

Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara. Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron. “Deri tash, nuk duhet se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN. “Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci. Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake. Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Edhe nëse vërtetohet se Omicroni është më pak i rrezikshëm se Delta, ky variant do të vazhdojë të jetë problematik, tha për CBS, Maria Van Kerkhove, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Edhe nëse kemi një numër të madh rastesh që janë të lehta, disa nga të infektuarit do të kenë nevojë të hospitalizohen”, tha ajo. “Ata do të duhet të shtrihen në repartet e kujdesit intensiv dhe disa njerëz do të vdesin. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, pasi veçse po përballemi me një situatë të vështirë teksa Delta është përhapur në mbarë botën”, shtoi Maria Van Kerkhove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME