fbpx
Lajme

Anulimi i lotit të 4 për rrugën ‘Lumi i Vlorës’, banorët e Selenicës në protestë (Video)

Banorët e zonës së Selenicës janë ngritur ditën e sotme në protestë, për të kundërshtuar vendimin për anulimin e lotit të 4 për rrugën e Lumit të Vlorës, Peshkëpi-Selenicë-Levan-Tepelenë. Banorët kërkojnë që të rikthehet projekti për ndërtimin e rrugës, pasi sipas tyre ato mbetem të izoluar dhe u bëjnë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë.

Ka qenë deputeti i zonës së Vlorës Vullnet Sinaj, i cili ngriti zërin në Kuvend pak ditë me parë, kundër anulimit të këtij Loti, e cila sipas tij ka rëndësi shumë të madhe për zonën dhe u shpreh shpresë plotë që kryeministri do ta vlerësojë qartë situatën në atë zonë.

Banorët kërkuan që të dinë se cilat janë arsyet e anulimit të këtij projekti që për to është shumë jetik dhe do ti jepte zonës një zhvillim shumë më të madh. “Në rast se nuk merren parasysh do të avancojmë në bllokimin e rrugës që mos të futen në Selenicë. Nuk kemi parë një rrugë të rregullt Selenicë-Vlorë.

Ky komunitet është lënë në harresë, kjo rrugë është e pandërtuar.Nëse nuk kanë një reagim të shpejtë do të përshkallzojmë protestat.”- thanë ato. Bashkia është vënë në dijeni, por sipas tyre bashkua nuk ka kompetenca dhe mundësinë për të reaguar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button