fbpx
Lajme

Anulohet përsëri check up-i

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar të anulohet rinisja e shërbimit check up, për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhet vendi. Vendimi për pezullimin e këtij shërbimi do të qëndrojë i tillë deri në një moment të dytë, i cili do të vlerësohet nga ekspertët. Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 159 qytetarë, ndërsa ka humbur jetën 1 pacient.

Sistemi shëndetësor në Shqipëri duket se nuk është ende gati për të rinisur shërbimin e check up-it.  Përmes një dokumenti që mban datën 30 shtator i është kërkuar koncesionarit të shtyjë për një moment të dytë rinisjen e këtij shërbimi shëndetësor.  Kërkesa lidhet me situatën e pandemike që po kalonë vendi, dhe rrezikun që mund të sjellë ky shërbim. Ndërkohë në Shqipëri rastet e reja të të prekurve me Covid vijojnë të qëndrojnë mbi 100, ndërsa janë kryer 1085 testime.

Fatkeqësisht e ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 një qytetar, ndërsa në spitalet Covid numri i pacientëve ka shkuar në 202. Ministria e Shëndetësisë kërkon prej qytetarëve të tregohen të kujdesshëm me zbatimin e masave anti-Covid, si e vetmja mënyrë për të ulur numrin e infeksioneve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button