Categories Lajme

Anulohet procedura për koncesionin e TEC Vlorës, ofertat nuk përmbushnin kushtet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas më shumë se një viti nga hapja e garës për koncesionin e Termocentralit të Vlorës, njoftoi anulimin e procedurës. Përmes një njoftimi të bërë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik MIE bëri të ditur këtë vendim duke nënvizuar se shkak për anulimin e kontratës “Rehabilitimi dhe Vënia në Punë e Termocentralit të Vlorë-s si dhe tenderimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të tij” me një fond limit 58.7 milionë euro ishte bërë fakti që asnjë nga ofertat nuk plotësonte kushtet.

“Arsyet e Anulimit: Bazuar në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, dhe Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, neni 24, pika ç) asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit” nënvizon MIE.

Vitin  e shkuar MIE pasi shpalli procedurën organizoi edhe në vizitë në terren dhe në datën 21 janar 2019 bëri me dije se të paktën 27 kompani kishin shfaqur interes. Por nga ai moment dhe më pas procedurën e përfshiu terri duke mos dhënë asnjë detaj më shumë mbi ofertuesit konkretë, ofertat e paraqitura.

Në dokumentet e saj Ministria do të pranonte se koncesioni i termocentralit do të ishte i formës ROOT që nënkupton rehabilitim, mirëmbajtje, zotërim dhe në fund transferim. Afati i koncesionit ishte përcaktuar 20 vjet.

Termocentrali i Vlorës është një histori aspak e suksesshme e një investimi që i ka kushtuar shtetit shqiptar 130 milionë dollarë.

Ai u ndërtua me mbështetjen e Bankës Botërore si një vepër që do ti shërbente diversifikimit të burimeve dhe do rriste sigurinë energjetike por që deri më sot nuk ka prodhuar asnjëherë energji për dy arsye : e para kostoja shumë e lartë dhe e dyta një problem me sistemin e ftohjes që ka detyruar shtetin shqiptar të endet arbitrazheve./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME