Categories Lajme

“Anuloni tarifën!”Studentët u drejtohen universiteteve: Nuk paguajmë pa qenë në auditore

Studentët e ciklit Master dhe Bachelor ndryshe nga më parë kur kërkonin përgjysmim të tarifës, tani e shohin të drejtë që ajo të anulohet.  Kjo me  pretendimin se nuk ka qenë në auditore dhe shërbimin nuk e kanë marrë  të plotë. Nga ana tjetër rektoratet thonë se e kanë të pamundur të plotësojne një kërkesë të tillë. Për shkak të pandemisë, studentët janë detyruar ta zhvillojnë mësim online,  për këtë arsye ata kërkojnë anulimin e tarifës për të dy ciklet e studimit. Aktivistë të shoqërisë civile, thonë se pavarësisht  8000 firmave të mbledhura për anulmin e tarifës, Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë ndryshim.

“Bëhet fjalë për të dy ciklet e studimit. Sa kohë studentët nuk janë në fakultete por në shtëpi, duke mbuluar kostot e internetit, literaturave, kjo tarifë nuk ka asnjë arsye pse duhet të paguhet.” Nga ana tjetër vet rektorati i UT-së është shprehur se një kërkesë e till është e pamundur që të aprovohet pasi çështjet financiare do të donin një kohë të gjatë të ndryshoheshin. Deri tani është bërë ulje vetëm për tarifën e regjistrimit për një student. Ndërkohë Universiteti Bujqësor ka bërë publik dokumentin që tregon afatin e pagesës së tarifës, kjo sepse tarifat nuk mund të shtyhen më shumë se kaq, thonë përfaqësues të këtij institucioni.

Këto vendime të universiteteve do të kundështohen nga të rinjtë permes protestave. “Po punohet për këtë lloj organizimi. Për fat të keq nuk mund të mblidhemi në protestë për shkak të pandemisë. Por shpresojmë që së shpejti jo vetëm  të rikthehemi në auditore por të kemi dhe një protestë për të kundërshtuar të gjithë këto vendime.” Jo zyrtarisht, një pjesë e të rinjve janë informuar se mund të kthehen në auditore  pas dy javësh, por në lidhje me këtë pritet një reagim zyrëtar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME