Categories Lajme

Anxhela Peristeri me qeverinë: ‘Mbaj veten dhe familjen me muzikë…’

Vendimi i fundit i qeverisë i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji, ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ditën e djeshme artistë, por edhe biznesmenë të prekur nga këto ndryshime kanë protestuar para Kryeministrisë në shenjë revolte kundër këtij vendimi, që siç e kanë cilësuar ata vetë është arbitrar. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri. E ftuar në “Wake up” ajo foli për dy projektet e publikuara në korrik, për vendimin e qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe jetën e saj private.

Duke folur për vendimin e qeverisë ajo u shpreh: “E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME