Lajme

APEL PËR NDIHMË: 9-vjeçarit nga Librazhdi i duhet urgjent transplant i palcës kurrizore

APEL PËR NDIHMË: I duhet urgjent transplant i palcës kurrizore, operacioni për 9-vjeçarin nga Librazhdi kushton 120 mijë €. Një apel për ndihmë ka mbërritur pak më parë në redaksinë tonë. Bëhet fjalë për 9-vjeçarin Aurel Goli nga fshati Zdranjsh Katund i Librazhdit, i cili ka nevojë për transplant të palcës kurrizore.

Por operacioni që është marrë përsipër nga mjekët italianë kushton 120 mijë euro. Kjo është një shumë e papërballueshme për familjarët e vogëlushit, ndaj dhe bëjnë thirrje për ndihmë nga shqiptarët. Rasti është urgjent dhe kërkohet reagim i menjëhershëm.

“URGJENTE Aureli, 9-vjeç nga fshati Zdranjsh Katund i Librazhdit ka nevojë për ndihmën tonë. Ai ka nevojë urgjente për transplant të palcës kurrizore, sepse situata është në limite dhe shuma për operacionin, i cili do të bëhet në Itali është 120.000 euro. Familja nuk ka mundësi, ndaj kush të mundet: Numri i celularit i babait të Aurelit, Kapllan Goli është +355 68 592 0425, ndërsa numri i llogarisë është në foto.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close