
Klajdi Bitri u vra mizorisht në lule të rinisë. Në mënyrë çnjerëzore një shtetas algjerian ia mori jetën, pasi Klajdi hyri për të shuar konfliktin që shoku i tij kishte me algjerianin.
Vetëm 23 vjeç prej vitesh ai punonte dhe sakrifikonte për familjen e tij.
Babai i tij, në një deklaratë për mediat, mes dhimbjes së paimagjinueshme dhe lotëve që vështirë i mban i ka kërkuar ndihmë shtetit shqiptar për të dhënë një mbështetje për familjen e tyre në këto çaste tepër të vështira.
Nëna e të ndjerit, ende nuk di gjë rreth largimit të djalit të saj.
Agim Bitri, i ati, kërkon që Drejtësia të vihet për të birin.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kontaktuar me të dhe mësohet se i ka mundësuar nxjerrjen e pasaportës.
Sakaq, një llogari ‘GoFaundme’ është hapur për të gjithë ata që mund të ndihmojnë për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe të sillet trupi i të riut në Lushnjë.