
Apeli i GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për një masë më të butë sigurie.
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur gjithashtu që shtetasja Alma Kaçi e poërfshirë në video-skandalin me kryebashkiakun, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit ankimoi masën e “Arrestit me burg”, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klineti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me një vajzë në ambinetet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.