Lajme

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 15 vjet burg për Domart Konjari

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënon me 15 vite b urg Domart Konjarin, i akuzuar nga autoritetet franceze si “koka” e grupit të tr afikut të k okainës në 4 shtete europiane. Në prill të vitit 2020, SPAK kërkoi që Gjykata të dënojë me 15 vite burg Konjarin.

Ai akuzohej nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda.

Në dosjen e Konjarit, janë edhe përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, të cilët bënin edhe pastrimin e parave dhe paguanin korrierë të rremë për të mos u zbuluar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi dënim me 15 vite burg.

Mirëpo, Konjari një ditë pas vendimit për dënimin e tij me burgim vitin e kaluar, ai u ka dërguar letër nga arratia Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së Francës në Tiranë.

Ai pretendonte se në Shqipëri po i shkelen të drejtat. Domart Konjari ka 5 vite ne arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave k riminale”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close