Categories Lajme

Apeli lë në burg njërin nga vëllezërit Rrushi, tjetrin e “çon në shtëpi”

Gjykata e Apelit ka vendosur të lerë në fuqi masën “arrest me burg “për Fredi Rrushin dhe “arrest shtëpie”, për Pajtim Rrushin, dy vëllezërit të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha disa javë më parë në kryeqytet. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi disa javë më parë, ku biznesmeni Ruzhdi Hoxha u rrëmbye dhe u gjet i vrarë nga Policia në zonën e Dajtit. Vrasja e tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Vendimi i plotë i Apelit: Me datë  24.10.2021, në Tiranë, shtetasi me iniciale S.H ka raportuar se ka humbur kontaktet me babin e tij. Pas disa ditësh gjëndet i pajetë në zonën e Dajtit, trupi i biznesmenit me iniciale R.H. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë personat me iniciale F.Rr dhe P.Rr. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për personi nën hetim  F.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni  78, 278, 303  i  Kodit Penal si dhe për personin nën hetim P.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprës   penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni  301 dhe  303  i  Kodit Penal .

Me vendimin nr. 1999 Akti, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: -Për personin nën hetim F.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”. -Për personin nën hetim P.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim F.Rr dhe P.Rr.. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1120 , date 07.12.2021 vendosi: -Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim F.Rr. Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim P.Rr. -Ndryshimin e vendimit Nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim P.Rr atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale. -Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim P.Rr ambientet e banimit në adresën. -Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim P.Rr, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME