Lajme

Apeli lë në fuqi masat e “Shpirtit”, prokurori dhe zyrtari i policisë në shtëpi, 14 në burg

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë te dhënë nga Shkalla e Parë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Për 14 prej tyre, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Ndërkohë prokurori Maskim Sota, ish zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi, janë lënë në arrest shtëpie. Kujtojmë se në operacionin ndërkombëtar të kodur “Shpirti”, të zhvilluar në 2 korrik janë sekuestruar milliona euro.

Në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga 28 persona mes të cilëve prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit. Kujtojmë se prokurorit të Vlorës Maksim Sota iu sekuestrua makinë nga SPAK me dyshime që automjetin prokurorit t’ia kenë blerë trafikantët e drogës. Prokurori Sota apeloi masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet makina por ditën e sotme Apeli i GJKKO ka hedhur poshtë pretendimin e tij

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close