Categories Lajme

Aplikimet për viza amerikane, lajme të mira nga Departamenti i Shtetit

Avokati amerikan Kieran Both thotë se edhe më shumë raste që do të përfitojnë nga leja për të mos u paraqitur për intervistë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe Departamenti i Shtetit (DOS) njoftuan që u kanë më shumë dorë të lirë zyrtarëve konsullorë për të hequr dorë nga kërkesa që personat që kanë aplikuar për vizë joemigruese brenda të njëjtës kategori, të paraqiten për intervistë.

Më parë, vetëm aplikantët të cilëve u skadonte viza brenda 12 muajve mund të fitonin lejen për të mos u paraqitur për intervistë. Përkohësisht, afati i skadimit është shtyrë në 24 muaj. Ky rregull mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor, 2020.

DOS-ja njofton që ky ndryshim do t’u lejojë zyrtarëve konsullorë të vazhdojnë të merren me shqyrtimin e aplikimeve për viza të caktuara joemigruese dhe njëkohësisht të kufizojnë numrin e aplikantëve që duhet të paraqiten për intervistë në një seksion konsullor, duke zvogëluar kështu rrezikun e transmetimit të COVID-19-ës qoftë aplikantëve të tjerë qoftë personelit të konsullatës.

I inkurajojmë ata që duan të udhëtojnë që të kontrollojnë faqen e internetit të ambasadës apo konsullatës më të afërt për të marrë një informacion më të detajuar mbi shërbimet që ofrohen aktualisht, informacion për të parë nëse kualifikohen dhe nëse po, udhëzime se si të aplikoni për vizë pa qenë nevoja për t’u paraqitur për intervistë.

Departamenti i Shtetit njofton që aplikimet për llotari amerikane (DV-2020) mund të proçesohen pranë ambasadave dhe konsullatave

Më 4 shtator, 2020, Gjykata e Distriktit të SHBA-ve për Distriktin e Kolumbias i dha urdhër Departamentit të Shtetit që të bëjë menjëherë përpjekje të vullnetit të mirë për të proçesuar aplikimet dhe për të marrë vendim në mënyrë të përshpejtuar, për të lëshuar dhe rilëshuar viza atyre që kanë aplikuar për llotari amerikane DV-2020 si dhe personave të tjerë që përfitojnë nga aplikimi, brenda afatit përfundimtar të 30 shtatorit, 2020. Më 25 shtator, gjykata do të marrë në konsideratë mundësinë për një shtyrje të afatit.

DOS-ja tha që nëse e lejojnë kushtet shëndetësore në vend dhe nëse egzistojnë mundësitë, aplikimet për llotarinë amerikane DV-2020 mund të proçesohen pranë ambasadave dhe konsullatave aty.  Nëse pika konsullore i ka të kufizuara mundësitë në mjete apo personel ose për shkak të situatës shëndetësore në vend nuk mund të shqyrtojë aplikimet në fjalë, aplikanti mund të kërkojë që t’i transferohet çështja në një pikë tjetër konsullore.

Ata që marrin vizë DV që të udhëtojnë në SHBA me këtë vizë, duhet të përmbushin kriteret që i përjashtojnë nga Proklamata Presidenciale 10014 gjatë kohës që proklamata është në fuqi. Aplikantët për llotari amerikane që duhet t’i nënshtrohen proklamatës rajonale që lidhet me COVID-in (Brazili, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, vendet e zonës Shengen, Irani dhe Kina) mund të intervistohen dhe të proçesohen, por aplikantëve që kanë qenë të pranishëm fizikisht në zonën e prekur nuk do t’u lëshohet vizë emigruese gjatë periudhës paraprirëse 14-ditore, përvec rasteve kur bëhet përjashtim.

Sipas rregullores së emigracionit, aplikantët duhet të kenë të gjithë dokumentacionin që nevojitet për t’u kualifikuar, duhet të kenë paguar të gjithë tarifat që kërkohen për aplikim, duhet të jenë në gjendje të kryejnë kontrollin mjekësor nga një mjek i autorizuar nga ambasada, si dhe të tregojnë që kualifikohen për vizë përpara lëshimit të vizës. Aplikantëve për llotari DV-2020 mund t’u lëshohet viza gjatë periudhës përpara mbarimit të vitit tatimor, më ose përpara 30 shtatorit, 2020. U kujtojmë aplikantëve që viza e emigracionit zakonisht skadon në të njëjtën ditë që skadon dhe kontrolli mjekësor; zakonisht tre ose gjashtë muaj nga data e kontrollit në fjalë. Aplikantët për vizë DV të cilët e kanë kryer kontrollin mjekësor, por ky kontroll skadon përpara datës 31 dhjetor, 2020 kanë alternativën të paraqesin rezultatet e një kontrolli të ri mjekësor, përpara lëshimit të vizës.

Aplikantët për vizë DV mund të kërkojnë transferim duke kontaktuar pikën konsullore që dëshirojnë; jo të gjitha kërkesat për transferim do të plotësohen. Aplikantëve për vizë DV të cilët i janë përgjigjur kërkesës për dokumentacion nga Qendra Konsullore e Kentucky-t (KCC) dhe gjithashtu janë njoftuar që përsa i përket dokumentacionit, kualifikohen, por ndërkohë janë në pritje për datën e intervistës, do t’u caktohet data e intervistës në përputhje me kapacitetin që ka kjo qendër për të caktuar intervista. Departamenti parashikon që për shkak të kufizimeve në njerëz dhe mjete, si dhe kufizimeve për shkak të krizës së COVID-19-ës si dhe situatës në vend, nuk do të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat e të gjithë aplikantëve për vizë DV përpara 30 shtatorit, 2020.

Të përzgjedhurit për vizë DV-2020 duhet të bëjnë kërkesë të menjëhershme për takim për vizë pranë konsullatave të tyre lokale. Kërkesat duhen bërë përmes proçesit të zakonshëm të përshpejtimit brenda sistemit që ka ajo pikë konsullore për caktim të takimeve për intervistë ose duke kontaktuar e-mail-in e atij seksioni konsullor, nëse egziston një i tillë. Për Shqipërinë, adresa e e-mail-it që është në dispozicion të publikut të gjerë është: [email protected] , kurse për Kosovën:  [email protected]

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME