Categories Lajme

Arben Kraja i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund t’ju thotë prokurorëve çfarë të hetojnë

“Asnjë nuk mund t’ju thotë prokurorëve çfarë të hetojnë”. Kështu u shpreh kreu i SPAK, Arben Kraja teksa është thirrur në seancë dëgjimore për të raportuar në Komisionin e Ligjeve, këtë të premte.

Në këtë mënyrë, Kraja iu referua deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të qeverisë se SPAK duhet të hetojë zyrtarët e lartë, përfshirë Sali Berishën.

Kraja kujtoi dispozitat ligjore, duke theksuar edhe njëherë se ata veprojnë me kallëzime.

“Po i referohem kodit të procedurës penale. Është një dispozitë që nëpunësit publikë janë të detyruar të bëjnë kallëzim kur konstatojnë elementë të veprës penale. Në kompleksin e luftës kundër kriminalitetit nuk mund t’i kërkohet një strukture të vetme të bëjë gjithçka.

Ne vlerësojmë çdo opinion të partnerëve, kuvendit dhe njerëzve për të ndërtuar punën tonë. Askush nuk mund ti thotë një prokurori që duhet të hetosh këtë apo atë çështje penale. Prioritete janë të lidhura edhe me ngarkesën, apo personat e arrestuar”, tha Kraja.

Sakaq, Enkelejd Alibeaj i cilësoi ndërhyrje në drejtësi deklaratat publike të kryeministrit, ndërsa pyeti kreun e SPAK nëse ndaj të njëjtin mendim. Kraja tha se nuk ndikohen nga deklaratat dhe vazhdojnë punën e tyre.

“A janë deklaratat publike ndërhyrje në drejtësi? Unë nuk dua të komentoj se s’më takon mua. Jam zbatues i ligjit. Ne kemi një parim që të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Ne duhet të vazhdojmë të shohim ato që kemi, provat dhe dosjet”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME