Categories Lajme

Ard Daullxhiu i shkruan Ard Veliut: I dashur sivëllau im, dua të më vishni edhe mua polic!

I dashur më shumë se sivëlla, adashi im, Ard Veliu! Unë që po të shkruaj, në këto kohë shumë të vështira, jam Ardi i Durrësit, Ard Daullxhiu, që vazhdimisht dal tek Arian Çani, lidhur me hallet e mia, shtesën e shtëpisë, por edhe për problemet që ka kjo shoqëri e sëmurë.

I dashur sivëlla Ardi! Kohë të vështira po vijnë, kohë të vështira po përjetojmë. Ra tërmeti dhe mender na bëri m*t! Ra pandemia dhe na shkërmoqi  fare! Ç’të të them, i dashur sivëlla? Zi nga të katër anët. Të vetmen gjë të vogël që përfitova, në mes të këtyre fatkeqësive, ishte urdhëri i të madhit, ose atij të gjatit, siç i themi edhe këtej nga Durrësi, komandatit tonë Edi Rama, urdhëri që ne të pastrehët të shpërndaheshim nëpër hotele. Këtu përfitova edhe unë, sepse streha ime, pesë metra katror të qelbura, u trondit thellësisht.

Sot i dashur sivëlla, adashi im Ardi, ditë edhe më të zeza po afrohen. Ditë sterrë!
Bashkë nuk njihemi, por këta të rrjeteve sociale, na kanë bërë sikur jemi si dy vëllezër sijamezë. Kjo është edhe arsyeja i dashur sivëlla, që unë po të drejtohem dhe po të kërkoj ndihmë!  Dua vëlla Ardi, që të vishem polic! Kam kuptuar këto ditë, që në këtë sektor të brishtë të shtetit tonë, unë mund të kontribuoj dhe punoj më shumë.

Ky mendim i dashur Ardi, erdhi dhe mu rrit edhe më shumë, sapo pashë, që ti veshe police, atë gruan që i rrahën djalin policët dhe ti e degjenerove pse kishte luajtur me kobure në një film! Arsyeja e dytë, janë gjullurdirat e shumta që kanë mbërthyer mbarë vendin dhe çerrat, që kërkojnë të të largojnë ty dhe të gjatin. I dashur vëllau im Ard Veliu! Sot policia kërkon njerëz të mençur, por mbi të gjitha të përkushtuar dhe unë mendova, që përkrah teje mund të shërbej, ditë e natë, me besnikëri dhe me Allahun. Kam bindjen e thellë, i dashur sivëlla Ardi, se kërkesa ime do të pranohet, jo vetëm se policia ka nevojë për mua, por edhe sepse në këtë botë, jemi shumë të përkohshëm.

Pranoj gjithçka i dashur sivëllau im, pranoj të shërbej edhe zhveshur, vetëm të lutem nuk mund të pranoj uniformën e policisë së  Turqisë, që tani po vishet dendurisht. Derisa të ketë edhe policia shqiptare uniforma të reja, unë pranoj të jem në këtë detyrë me ty, i veshur edhe civil. Me këtë rast, meqë ngjajmë si dy binjakë, veshja ime si civil dhe e jotja si kryepolic i Republikës tonë, do të na tregojë edhe të ndryshëm.

Në pritje të vendimit tuaj për pranimin tim, jam i bindur, që nuk do të veproni si Vangjushi i Durrësit, për Vangjush Dakon e kam fjalën, i cili më priste dhe më përcillte sa për të larë gojën. Ky njeri në formë foshnje mamuthi, më mërziti shumë dhe u tall për vite të tëra me mua, por në fund Allahu i dha atë që meritonte, domethënë i dashur Ardi, vetë Amerika i hoqi vizën dhe për këtë edhe unë kam ndikuar shumë.

I dashur sivëlla Ardi! Sapo të më pranoni në policinë tonë të shtetit, menjëherë do të bisedoj me Arjanin, që të na thërrasë në një bisedë televizive mua dhe ty bashkë dhe do t’i përvishemi një bisede ekpertësh, për punë të rendit dhe sigurisë. Nuk të thashë të marrim edhe Edi Ramën, sepse ai nuk ulet kurrë me dy të mençur të njëjtë dhe sidomos me ekspertë.

Të siguroj me dorë në zemër, i dashur sivëlla, që unë do të jem gjithmonë nën urdhërat e tua dhe kurrë nuk do të mendoj të të zë vendin, sado të rritem në karrierë! Që të kesh besim të plotë, jam gati të pijmë edhe gjak nga gishtat e njëri tjetrit! I dashur sivëlla Ardi, mbetem në pritje të përgjigjes tuaj! I juaji sot dhe përgjithmonë,Ardi Daullxhiu. (Dora vetë)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME