Categories Lajme

Ardi Kollozi: Shërbestar për Vlorën, pasionant e tifoz i saj

“Unë jam njeri që s’vij rishtas në politikë, por që i kam ngjitur shkallët një e nga një, në funksion të njëjtit objektiv: Shërbestar për Vlorën, pasionant e tifoz i saj. I dashuruar me qytetin tonë, me të gjitha karakteristikat e qytetarëve tanë, me çdo cep të Vlorës sonë ku ne u rritëm.

I gjendur shpesh përballë dilemave vendimi im mbetet ai: TË KONTRIBUOJ!”, – tha gjatë një bisede në studio kandidati për deputet i Bindjes Demokratike për Vlorën, Ardi Kollozi, mbrëmjen e djeshme, në një trasmetim të drejtëpërdrejtë në Rtv Real, Vlora News e Saranda web. Ndërsa vijoi se: “Nuk ka mënyrë më të mirë se sa ai të grumbullohesh, të aderosh në një grup politik ku zëri jot dëgjohet. Ku projektet, kërkesat, idetë e tua mund t’i imponosh, t’i tjetërsosh, t’i transferosh e t’i transformosh në ligje e projekte që implementohen.

Kjo është rruga miqtë e mi, ndaj unë jam sërish në garë: Për Vlorën, për çdo vlonjat e për të ardhmen tonë.” Gjatë bisedës rreth 90 minuta për ballë gazetarit Harilla Koci, Ardi Kollozi foli për projektet e parimet e Bindjes Demokratike, ndërsa u ndal gjatë te fakti se kjo është e vetmja forcë, e cila garon me lista 100% të hapura, duke i dhënë mundësinë reale cdo kandidati të saj për të qenë pjesë e parlamentit shqiptar pas 25 prillit.

Sipas Kollozit, kandidatët e Bindjes, janë ekipi i duhur, pasi ata janë pasqyrë e vlonjatëve e Sarandiotëve, e banorëve të mbarë qarkut, pasi përfaqësojnë të njëjtat vlera.

Sipas tij, gjithë këta të rinj, por edhe të tjerë kandidatë me background e eksperiencë politike, kanë qëllimin e vetëm të japin shembullin e duhur për politikën shqiptare, e të përcaktojnë ndryshimin në perceptimin dhe punën e saj në të ardhmen. Nën këtë këndvështrimin, por edhe për besimin që po marrin cdo ditë në terren Ardi Kollozi u shpreh i bindur se kjo forcë politike do të jëtë përfaqësuese pas 25 prillit, e se mandati i Vlorës është i padiskutuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME