Lajme

Arian Cani fton Agron Shehajn në emision dhe godet Bashën: Djalë i mirë, por duhej të ikte

Kandidati për kreun e PD Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku është shprehur se ai nuk ka asnjë listë të votuesve të anëtarësisë sepse Basha nuk e shikon të arsyeshme që t’i vendosë të gjithë kandidatët në të njëjtat kushte.

Gazetari Arian Çani komentoi duke thënë se edhe pse nuk e sheh si fajtor, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen.

Sipas tij, kreu aktual i PD-së është një djalë që lufton, por në kushtet e stome kushdo që të ishte duhet të ikte. Sipas Çanit, Basha mund të rikandidonte më vonë pas një periudhe kohe.

“Ti e di si funksionojnë gjërat në Shqipëri, shumë rrallë ka ndodhur që liderat të japin dorëheqjen, mund t’i numërosh, janë me gishta, Lul Basha nuk hyn tek ata, unë mendoj që duhet ta jepte edhe pse mund të mos jetë faji i tij që këto zgjedhje nuk i fitoi.

Por edhe nëse nuk është fajtori, unë mendoj që duhet ta jepte dhe mund të rikandidonte më vonë pas një periudhë kohe, s’ka rëndësi sepse ai nuk është dënuar.

Basha është një djalë i mirë në thelb dhe djalë që lufton, por problemi është që në kushtet aktuale, kushdo që të ishte duhet të ikte. Pse futesh në një garë të pabarabartë? Kur ti vetë e ke thënë siç e kanë thënë edhe këta rivalët e tjerë që listat e anëtarësisë, minimumi duhet t’i kishit, nuk i keni” – tha Çani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: