Categories Lajme

Arjan Çani: Lëvizja e Berishës i bën mirë opozitës. Basha nuk e mund dot Ramën me të njëjtën strategji

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se lëvizja e Sali Berishës në bazë, edhe pse bëhet për motive personale, i bën mirë kësaj force politike.

Çani foli edhe për kreun aktual të PD-së, Bashë, duke deklaruar se ai nuk e mund dot kundërshtarin politik, me strategjinë që po vijon të përdorë. “Sa herë ka luftë për pushtet, në thelb është personale. Nuk e skualifikon Berishën, fakti që ka ca zëra, që thonë se e ka personale. Unë them, pse e ka personale, ai ka shanset për t’ja dalë mbanë këtij rrugëtimi.

Le të mos e shohim axhendën personale si gjë të keqe. Po të mos ishte ambicia personale, për cfarë të jetonim, të vegjetojmë? Vetëm se dua shumë veten dhe mendoj për veten time, dua edhe vendin. Kush thotë të kundërtën, është mashtrues dhe budalla.

Berisha ndoshta nuk e ka betejë të moralshme, por ka betejë të drejtë. Nuk është e moralshme sepse u kujtua vonë. Por është e drejte, sepse cfarë kërkon? U godit personalisht. U thotë demokratëve, prova që ai më goditi mua, është provë që kjo parti duhet ribërë.

Unë Bashën e justifikoj, sepse duhet të jesh shumë i fortë ti thuash jo amerikanëve.

Ajo që po bën Berisha, i bën mirë opozitës. Jam i bindur që po. Berisha nuk synon të bëhet vetë kryetar i PD, por të hapë partinë, të bëjë primare, si në çdo vend normal demokratik. Unë vë bast, që Berisha nuk do të jetë në krye të PD. Po e bën për arsye tjetër, për t’i thënë amerikanëve nuk jam vetëm, më mbështet një parti e madhe.

Problemi me Bashën është që ai vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji komunikimi. Nuk mundet Edi Rama kështu. Duhet të ndryshojë strategji. Nuk e di kush e këshillon. Nuk e di përse mban afër njerëz që e këshillojnë gabim. Nuk mundet Rama me këtë strategji”, tha Çani. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME