Categories Lajme

Arjan Harxhi: Po punojmë me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës! Duhet strategji

Mjeku Arjan Harxhi kërkon organizim të strukturave spitalore dhe institucioneve për përballimin e pandemisë. Gjatë një takimi online me presidentin Ilir Meta, Harxhi tha se duhen plane operacionale për vlerësimin e nevojave duke dalë në përfundim për të dhënat e stokut apo sasisë së nevojshme të oksigjenit. Ai nxori në pah nevojën për hapjen sa më parë të spitaleve rajonale, ndërsa theksoi se ka qenë kundër strukturave të dedikuara COVID, pasi kërkojnë mjekë shtesë. Harxhi deklaroi se në kohë pandemie po punohet me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës, ndërkohë që është nevoja për një standard më të kualifikuar.

“Është shumë e rëndësishme që në situata të tilla këto qasje të përfshijnë shumë sektorë. Mendoj që shkurtimisht që në lidhje me pikën 3 nuk kam çfarë shtoj tjetër. Por rekomandimet e CDC vënë theksin te testet e shpejta. Testet e shpejta të antigenit duhet të jenë pjesë e protokolleve.  Atje ku shërben mjeku i familjes apo në një spital rajonal të ketë në dispozicion këto teste. Mendoj se është momenti që të jenë pjesë e strategjisë së testimit. Pa dalë edhe nga fusha ime, do thoja që kjo situatë duhet të mbështet në strategji dhe plane operacionale. Është një gjë që nuk e shpikim ne por e thotë OBSH. Çdo situatë duhet të ketë plane operacionale. E gjithë strategjia e ministrisë duhet të përkthehet në plane operacionale.

Nuk kemi bërë një analizë të humbjeve të jetëve. Duhet vlerësimi i nevojave. Dëgjojmë që nëpër depo po mbarojnë antibiotikët. A janë të dhënat lidhur me stokun. A e dimë ne sa oksigjen do na duhet në të ardhmen. Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se po trajtohen pacientë me oksigjen në shtëpi. Jetojmë në kohët moderne të teknologjisë së informacionit. Duhet koordinim. Nëse jemi në luftë, duhet të kishte shtabe lufte. Ku janë shtabet që duhet të mbledhin të dhëna dhe të koordinojnë. Ne nuk mund të krijojmë sot mjekë të rinj.

Duhet të ulemi dhe të shohim si t’i rialokojmë. Një strukturë COVID kërkon mjekë ekstra. Po punojmë me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës ndërsa të sëmurët me Covid kërkojnë standard të lartë. Kam qenë gjithmonë partizan që në ksuhtet e pandemisë spitalet rajonale të përfshihen.  Për protokollet jam me atë që një protokoll duhen zbërthyer në buxhet. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen reanimatorët, Departamenti dhe shoqata do doja të ishin më aktivë. Covidi nuk është i askujt, as i infeksionistëve, as i pneumologëve”, tha Harxhi./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME