Bashkë me Klevisin, Shpëtimin dhe Julin i shpërndamë ekipeve U-18 dhe U-20 të Flamurtarit në volejboll për femra pajisjet sportive. Sporti është instrumenti më i mirë për një rini te shëndetshme dhe të disiplinuar!
Pas dhurimit të librave për nxënësit me pamundësi ekonomike në shkollat e mesme profesionale “Tregtare dhe Industriale “Pavarësia”, Arkond Canaj i ka kushtuar vëmendje edhe sportit!
Duke vlerësuar sportin si instrumentin më të mirë dhe më të rëndësishëm për një rini aktive, të shëndetshme dhe të disiplinuar, biznesmeni Arkond Canaj ka dhuruar mjete sportive për ekipet U-18 dhe U-20 të Flamurtarit në volejboll për femra!