Lajme

Armë dhe drogë ‘milka’ në banesë, si ra në pranga 47-vjeçari shqiptar në Itali

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas akuzave për shitje të lëndëve narkotike. Mediat vendase shkruajnë se ndalimi i tij është bërë nga efektivët në zonën e Bolzanos, ku gjatë kontrollit në banesë u gjetën tre blloqe hashash në total 269 gram.

Burri ishte kontrolluar më parë në zonën Don Boisco, ku policia ndërhyri pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës.

Gjatë kontrollit në banesën ku banon 47-vjeçari u gjetën edhe një peshore precize, një pistoletë me llastiqe me tytë plumbi dhe 9 fishekë të kalibrit 8 mm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close