Categories Lajme

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Vlorë: Kur arrestohesh në flagrancë duhet një që blen dhe një që shet vota

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vlorë, Hysni Sharra ka reaguar sot duke e quajtur të paligjshëm arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri mesnatën e kaluar.

Në një intervistë për “News 24”, ai tha se në rastet e arrestimeve në flagrancë, duhet të jenë të pranishëm një shitës dhe një blerës votash, ndërkohë që Beleri ishte me avokatin e tij dhe me një bashkëpunëtor ndërkohë që u shoqërua nga policia.

“Nga informacionet që kemi, na është thënë që është një arrestim i paligjshëm, pa asnjë provë.

Arrestimi në flagrancë kërkon disa kushte, duhet të ketë një shitës votash, një blerës votash, duhet të ketë dhe ca para aty.

Kandidati ka qenë me avokatin e tij dhe një bashkëpunëtor. Edhe në video duket që është me personat e stafit të tij. Ky arrestim është i paligjshëm. Ramës nuk i dalin llogaritë në qarkun e Vlorës. Rama e do fushën bosh si në 2019”, tha Sharra.

Sipas tij “Nga prokuroria është komunikuar që do bëhet arrestim për blerje votash.

Është kërkuar informacion se kush është shitësi dhe kush është blerësi i votave dhe prokuroria ka thënë “kaq informacion mund të japim”. Me këtë kuptohet qartë çfarë ka ndodhur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME