Categories Lajme

Arrestimi i Hektor Ndokës në Madrid të Spanjës, policia: Do të ekstradohet drejt Shqipërisë

Policia shqiptare ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Hektor Ndokës në Madrid të Spanjës. 33 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas atentatit të dështuar ndaj Pregn Palucës në dhjetor të vitit 2021 në Kamëz, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë ku do të gjykohet për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Me vendimin e datës 16 dhjetor të vitit 2021, gjykata e Lezhës i ka caktuar Ndokës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Ka zgjatur rreth një vit arratia e Hektor Ndokës dhe Edmir Vlashit, të dy të shpallur në kërkim nga ana e policisë shqiptare për atentatin e dështuar me eksploziv ndaj Preng Palucës dhe gruas së tij në 8 dhjetor të vitit 2021. Dyshohet se shkak për atentatin ndaj Palucës u bë konflikti për prishjen të pazareve të drogës.

Të dy shqiptarët janë arrestuar ditën e sotme në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës pas hetimeve të kryera ndaj tyre nga policia spanjolle që nga nëntori i vitit të kaluar. Ndoka dhe Vlashi anëtarë të një grupi kriminal ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare. Edmir Vlashi 33 vjeç dhe bashkëmoshatari i tij, Hektor Ndoka njihen si persona me precedentë të theksuar kriminalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohen për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Mediat spanjolle, bënë me dije se pas arratisjes nga Shqipëria, dy shqiptarët, kishin udhëtuar drejt Turqisë dhe prej aty janë nisur drejt Spanjës ku besohet se kanë qëndruar rreth një vit. Policia shqiptare ka bërë me dije se Hektor Ndoka i arrestuar në Madrid të Spanjës do të ekstradohet drejt Shqipërisë ku gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Të dy rinjtë kanë ndryshuar mbiemrat që mbanin më parë, kështu Hektor Ndoka më parë mbante emrin Sadiku ndërsa Edmir Vlashi më parë mbante mbiemrin Marku. Ka qenë Hektori ai që raportohet se ka pasur konflikte të vazhdueshme me vëllezërit Paluca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME