Categories Lajme

Arrestimi i modeles greke, hetuesit në gjurmët e partnerit shqiptar: Baroni i drogës që drejton trafikun nga Belgjika

Arrestimi i modeles së njohur greke Elena Polychronopoulou, ka çuar policinë në gjurmët e partnerit të saj shqiptar i cili konsiderohet baroni i kokainës i njohur me nofkën “Billy the Kid”. Sipas mediave vendase, nga hetimet ka rezultuar se ish-aktorja e njohur dhe partneri i saj 32-vjeçar punonin për një rrjet të fuqishëm mafioz shqiptar.

Sipas policisë “Billy the Kid”, konsiderohet si një “lojtar” i ftohtë në kartelet e kokainës. Ai kishte kontakte të drejtpërdrejta me vendet e Amerikës Latine dhe importonin sasi të mëdha kokaine në Shqipëri dhe Mal të Zi për t’i shpërndarë me pas ato në tregun europian.

“Billy the Kid” dyshohet se ka përhapur rrjetin e tij të aktiviteteve ilegale në të gjithë Evropën, duke anashkaluar edhe mafian e fuqishme serbe, e cila thuhet se kontrollonte pjesën më të madhe të trafikut të kokainës. Pas arrestimit të modeles, policia ka lokalizuar edhe 32-vjeçarin shqiptar në Belgjikë.

Rrethi po ngushtohet

Kur hetimet zbuluan përfshirjen e shpërndarësit shqiptar të drogës, policia e Sigurisë së Drogës të Sigurisë Attika aktivizoi menjëherë bashkëpunimin ndërkombëtar. Policia zbuloi se “Billy the Kid” përdor teknologji të avancuar për të komunikuar me kontaktet e tij nga Belgjika, nga ku jep udhëzimet e nevojshme si për importin e sasive të kokainës ashtu edhe për trafikun e drogës në Greqi dhe Evropë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME