Lajme

Arrestohen 18 persona, mes tyre 6 shqiptarë/ Akuzohen për trafikun e 109 kg kokainë e kanabis

Një operacion antidrogë është zhvilluar një ditë më parë në zonën e Padova-s në Itali ku u arrestuan 18 persona, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

Operacioni i policisë është zhvilluar në disa qytete të ndryshme pas urdhrit për ekzekutimin e masave të sigurisë për 18 persona.

Ata akuzohen për trafikimin e 109 kg kokainë, prej së cilës është sekuestruar vetëm 47 kg.

Sipas mediave italiane, vlera e kokainës kapte shifrën e 7 milionë eurove në treg.

Grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qëndrore nga ku porosiste kokainën dhe më pas bënte transportimin deri në Antëerp të Belgjikës dhe më pas drejt Italisë. Mes 18 të arrestuarve, janë shqiptarë, rumunë dhe italianë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close