Lajme

Arrestohen 2 shqiptarët në Itali, iu gjeten 2 kg kanabis të fshehura nën dyshemenë e ‘Aud-it’

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kishin fshehur 2 kilogramë kanabis në makinën “Audi” me targa italiane me të cilën ishin duke udhëtuar. Shqiptarët ishin duke lëvizur më mjetin e tyre në “Autostradën del Sole”, teksa u ndaluan nga Policia.

Të dy, rreth të tridhjetave, të lindur në Shqipëri, por me banim prej vitesh në Savona, nuk kanë dhënë shpjegime bindëse për policët e Arezzo-s në lidhje me arsyet e udhëtimit të tyre dhe ndaj u ngritën dyshimet ku më pas nisi kontroll personal dhe më pas në mjet. Në pamje të parë gjithçka dukej në rregull, dhe 2 të rinjtë rezultonte se ishin pa precedentë penal, dhe gjithçka dukej në rregull por policët nuk ishin ende të sigurt.

Në fakt, në vijim të kontrollit, agjentët kërkuan nën tapetin e sediljes së pasagjerit, edhe kur tapeti u ngrit, doli një dysheme e madhe nga e cila agjentët nxorën 2 blloqe celofan të cilat u gjetën se përmbanin 2 kg hashash për një vlera totale e të cilave llogaritet mbi 50 mijë euro në tregun e pa ligjshëm të shpërndarjes së drogës. 2 të rinjtë shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në burgun San Benedetto, shkruajnë mediat italiane.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close