Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka vënë në pranga dy vajza kosovare pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara. Dy vajzat e arrestuara janë shtetaset kosovare A.R., 26 vjeçe dhe K.R., 23 vjeçe, të dyja banuese në Prishtinë.
“arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.” – njoftojnë autoritetet Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”