Lajme

Arrestohen 3 persona në Tiranë, Zhvillonin aktivitetin e lojërave të fatit në banesë

Vijon operacioni “Fati i lojërave” .Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për H etimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve.

Sekuestrohen 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lë ndë na rkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular. Vihen në pranga 3 shtetas dhe proçedohen 14 të tjerë.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për H etimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u kapën dhe u arr estuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit.

Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë. Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, l ëndë n arkotike k okainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: