Lajme

Arrestohen 5 shqiptarë në Selanik, u kapën me 37 kg kanabis

Pesë persona me origjinë shqiptare janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Selanikut.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptarët janë anëtarë të një grupi në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan 37.5 kilogramë kanabis dhe 37 bimë.

Të arrestuarit janë të moshës 40, 26, 31, 27 dhe 35 vjeç, ndaj të cilëve rëndon akuza për drogë dhe dhunë ndaj  zyrtarëve dhe personave gjyqësorë.

“Në veçanti, anëtarët e organizatës ishin bashkuar me qëllim rritjen e fidanëve të kanabisit, kryesisht në zona të paarritshme të vendit, vjeljen, përpunimin e më pas transportin dhe shpërndarjen brenda territorit grek dhe kryesisht në kompleksin urban të Selanikut”- thuhet në njoftimin e policisë greke.

Si u pikasën nga policia

Mesditën e 3 tetorit, 40-vjeçari dhe 26-vjeçari janë pikasur në një zonë pyjore të Prefekturës së Magnezisë, duke u futur në një makinë dhe duke vendosur brenda saj një thes me drogë.

Më pas ata u takuan dy bashkëpunëtorët e tjerë, 31 dhe 27 vjeç, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër dhe së bashku janë drejtuar drejt një shtëpie në zonën e Nikopolis ku i priste 35-vjeçari.

Bëhet me dije se 35-vjeçari goditi policët në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit, por që këtë gjë nuk e ka arritur dot,

Në hetimet që vijuan në një zonë pyjore të Prefekturës së Magnezisë janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej:

37 fidanë kërpi, 37 kilogramë e 776 gram kanabis të papërpunuar, 5 celularë dhe shuma e parave, të ardhura nga trafiku i drogës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close