Categories Lajme

Arrestohen dy djem palestinezë në Tiranë, kallëzimin e bëri një femër, policia më pas zbuloi se pas Vitit të Ri…

Në sajë të operacioni të koduar “Start one” Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj palestinezë, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh.

Sipas njoftimit të policisë, u kapën shtetasit me inicialet Y. L., 26 vjeç dhe O. E., 24 vjeç, lindur te dy në Palestinë dhe banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi me iniciale A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Operacion për parandalimin e vjedhjeve të dyqaneve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Start one”, nga Komisariati i Policisë Nr. 3.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë, të kryera nga këta shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate celularë dhe sende të tjera. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Start one”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

– O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë. Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën , penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME