Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga dy shqiptarët e arratisur nga burgu Koridhalo në fillim të këtij muaji. Mësohet se dy shqiptarët e arratisurit ishin fshehur në bodrumin e një shtëpie në Mat, kur janë pikasur nga policia.
Lajmin e bën të ditur gazetari i Fax News në Greai Shpëtim Zinxhiria, i cili shprehet: “Sot janë arrestuar nga forcat e policisë dy shqiptarët me mbiemrin Pepa, të arratisur natën e vitit të ri 2019 nga burgu Koridalo, pasi kishin prere hekurat e qelisë në godinën G. Liria e tyre zgjati vetëm 12 ditë. Ata janë arrestuar në zonën Mati ne perfierinë e Athinës sëbashku me një grek si bashkëpunëtor i arratisjes”.
Mësohet se shqiptarët ishin të armatorur, por nuk kanë qëlluar ndaj policisë.