Categories Lajme

Arrestohen në flagrancë babë e bir/ Policia zbardh detajet: Ja në çfarë e kishin kthyer lokalin

Babë e bir janë vënë në prangat e Policisë pasi janë arrestuar duke trafikuar l ëndë n arkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit A. dhe D. Dane të cilët kishin kthyer lokalin në pronësi të tyrë në qendër shitje të lëndëve narkotike.

“U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë…”-njofton policia. 

Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier operacioni policor i koduar “Doses”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë k riminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së l ëndëve n arkotike.Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga babë e bir, Arben dhe Denis Dane.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e n arkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e N arkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Doses” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

, 55 vjeç dhe D. D., 27 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke s hitur l ëndë n arkotike në doza.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë n arkotike c annabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lë ndës nar kotike në doza dhe dy aparate celularë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën p enale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME