Categories Lajme

Arrestohen në Tiranë tre persona të shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 27-vjeçar, i cili është dënuar me 7 vite b urg për veprën penale “Shfrytëzimi i p rostitucionit”.

Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i 3 personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i p rostitucionit”.

Specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D. (P), pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën p enale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar n arkotike e llojit k okainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. (Xh). L., 31 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë të rendit publik” kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arr est në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe në bashkëpunim me shtetasin Xh. M. (i arrestuar në flagrancë), kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. (Xh). L. i është gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar n arkotike k okainë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME