Categories Lajme

Arrestohen tre efektivë të policisë së Tiranës (Emrat)

Tre punonjës policie janë arrestuar, mes tyre një shef komisariati nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Prangosja e tyre ka ardhur pas urdhërit të gjykatës së Tiranës e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Durim Murjan, Jashar Shehun, Arjan Ballën me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndërkohë në arrest shtëpie është Matilda Hamolli.

Kujtojmë se janë pezulluar nga detyra dhe gjashtë punonjës së policisë së Korçës, ku mes tyre dhe shefi i komisariatit për të njëjtën akuzë.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës: Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;

1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.

3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.

4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME