Lajme

Arrestohet 18 vjeçari me armën pa leje në banesë, shoku iu vetëplagos pa dashje

Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Me këtë armë dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht shoku i tij 17 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante në banesë një armë zjarri pistoletë, me të cilën është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, shoku i tij 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close