Lajme

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Angli, DETAJE

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke u kujduesur për një sasi të konsiderueshme kanabisi që arrinin vlerën rreth 400 mijë paundë.

20-vjeçari Ergo Sala u kap nga policia në një apartament me disa dhoma dhe që ishte i mbushur me kanabis dhe qindra pajisje për rritjen e tij.

Pasi u kap 20-vjeçari pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit kur u pyet nga policia.

Mësohet se brenda banesës gjendeshin rreth 13 kilogramë kanabis gati për shitje me vlerë rreth 125 mijë paundë, si edhe disa bimë të tjera, vlera e të cilave përllogaritet të ketë qenë rreth 250 mijë paundë britanikë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close