Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari, Dyshohet se do të vidhte në bashkinë e Durrësit

Një 27-vjeçar me inicialet XH.K. ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se do të vidhte në ambientet e bashkisë së Durrësit.  “Blutë” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, kur 27-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia.

Njoftimi i policisë: Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME