
Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane në Empoli, pasi iu gjetën doza kokaine me vete. I riu shqiptar u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në San Pierino.
Ishte reagimi i tij çuditshëm i cili ngjalli dyshime tek karabinierët, që më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në mjetin me të cilin ai po udhëtonte.
Si rezultat nën sediljen e pasagjerit, u gjet një kilogram kokainë, si edhe 500 euro në kartëmonedha të prera të vogla, që besohet se ishin të përfituara nga aktiviteti kriminal.