Lajme

Arrestohet 30 vjeçari banues në Vlorë, shpallet në kërkim 19 vjeçari

DVP Vlorë Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2023, i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje, në lagjen “28 Nëntori”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u shpall në kërkim shtetasi Xh. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan, në lagjen “Pavarësia”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close