Lajme

Arrestohet 30-vjeçari me dy emra, i dënuar me gati 10 vjet burg në Itali për disa vepra penale

Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kurbinit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, është dënuar nga drejtësia italiane me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. 30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë.

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Udine”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Operacioni, nga Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tiranën. I dënuar nga gjykata italiane, me mbi 9 vjet burgim për një sërë veprash penale (armëmbajtje, kanosje ndaj punonjësit të Policisë dhe vjedhje), kapet në Laç dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i koordinimit me Interpol Tiranën, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udine”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close