
Policia e Fierit ka arrestuar 31-vjeçarin E.N., pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij. Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe tre shtetas të tjerë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi
DVP Fier-Informacion- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij. Specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 45 vjeç, banues në Divjakë; D. P., 49 vjeç, banues në Divjakë; O. Zh., 34 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.