Lajme

Arrestohet 40-vjeçari, zbulohet skema që përdorte agjenti për të shitur produktet e kompanisë duke përfituar miliona lekë

Një 40-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre ndaj kompanisë ku ai punonte.

Mësohet se i riu me iniciale G.Sh., shiste produkte ushqimore të kompanisë, gjatë detyrës së tij si agjent gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, duke përfituar shumën prej 2 600 000 lekë të rinj.

Ish-agjenti i shitjes akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Njoftimi i policisë:

Shpërdoroi detyrën duke shitur produkte ushqimore me vlerë të konsiderueshme, të kompanisë në të cilën ishte i punësuar, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë ndaluan shtetasin G. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, me detyrë agjent shitjeje në një kompani që tregton produkte ushqimore me shumicë, gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, ka tërhequr mallra të ndryshme për llogari të kësaj kompanie dhe nuk i ka depozituar ato, por i ka shitur në subjekte të tjera, duke përfituar shumën 2 600 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close