Categories Lajme

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi ka kërcënuar me armë fqinjin e tij, pas një sherri për motive të dobëta. Policia arrestoi shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Stroke”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME