Lajme

Arrestohet 62 vjeçari në Vlorë, iu gjet në banesë kallashnikovi, një armë gjahu dhe fishekë

Një 62 vjeçar është arrëstuar nga policia e Vlorës pasi në banesë iu gjetën të fshehura një kallashnikovdhe një armë gjahu me municion luftarak.

“Me operacionin policor të koduar “Spot” u arrestua në flagrancë shtetasi P. B., 62 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, dhe si rezultat gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,” njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close