Lajme

Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

KOSOVA: Për të disatën herë është arrestuar në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini. Dardan Molliqaj i cili është kryetar i PSD në Kosovë së bashku me aktivistë të tjerë të partisë kundërshtuan sot konferencës e zëdhënëses së Gjykatës Speciale,Ekaterina Trendafilova deri në ndalimin e fjalimit të saj me ovacione e fërshëllima.

Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, duket Molliqaj i gjakosur në kokë dhe i shtrirë teksa polici i ka vendosur gjurin në fyt. Dardan Molliqaj ndryshe njihet si bashkëshorti i Besa Shahinit, politikania nga Kosova që shërbeu në Shqipëri për më pak se dy vite si Ministre e Arsimit. Ata u martuan në vitin 2019 kur Shahini ishte ende ministre kurse Molliqaj vetëm deputet i Parlamentit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: