Lajme

Arrestohet i riu në Tiranë, aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Një 24-vjeçar me inicialet A. T. është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe u arrestua, pasi dje në mesditë në Tiranë aksidentoi një vajzë 26-vjeçe me inicialet K.S. te Rruga e Elbasanit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Një ditë më pas policia njoftoi se falë kamerave të sigurisë u bë i mundur arrestimi i shoferit. Policia njofton se 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policies Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale, identifikoi dhe vuri në pranga autorin.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin.

26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas të drejtuesit të mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close