
Është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë kandidati për bashkinë i koalicionit bashkë fitojmë, Fredi Beleri. Belerin e kanë shoqëruar dy persona të paidentifikuar me forcë në drejtim të komisariatit Himare dhe me las mesohet se eshte dërguar drejt Vlorës.
Bashke me te jane shoqeruar avokati i tij personal, nje person pjese e stafit te punes si dhe nje person i rastesishtem. Personi qe bene pjese ne shtabin e Fredi Belerit i shoqeruar me probleme ne zemer, teksa pas disa oresh nga shoqerimi i tij ne polici eshte thirrur ambulanca qe e ka marr e ka cuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme te renduara te zemres.Në komisariatin e Himarës Belerin e kane pritur sipmatizantë teksa bashke me ta ka qene edhe kreu i PBDJ Vangjel Dule.
Ne fjalen e tij per media zoti Dule. e quan sulëm të paster politik dhe bënë thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orgestruar enkas nga kryeministri Rama Sinkron Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit si dhe personi rastësishëm të cilët nuk janë informuar përse janë shoqëruar.
Gjithashtu prej orësh vijon të mbetet në qeli kandidati Beleri si dhe në ambientet e spitalit po mbahet në monitorim shëndetësor anëtari i grupit të punës elektorale pasi problemet në zemër janë agravuar edhe më tepër.