Policia e Beratit ka vënë në pranga 43-vjeçarin Edison Bega me qëllim ekstradimin në drejtim të Italisë.
Mësohet se Bega është dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Torinos për veprat penale ‘Pjesëmarrja në organizatë kriminale’, ‘Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion’, ‘Dhunë seksuale ndaj të miturve’ dhe ‘Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri’, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat u bë ekzekutimi, në IEVP Berat, i vendimit të Gjykatës së Torinos, Itali, për shtetasin Edison Bega (Prifti), 43 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale ‘Pjesëmarrja në organizatë kriminale’, ‘Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion’, ‘Dhunë seksuale ndaj të miturve’ dhe ‘Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri’, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë’, njofton policia.