Lajme

Arrestohet në Sarandë 55-vjeçari me banim në Tiranë, Kishte mbushur mjetin plot emigrantë të paligjshëm

Policia e Sarandës vijon operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në orët e fundit, policia ka finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Seven”, duke arrestuar një 55-vjeçar, i cili po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Seven”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Në lagjen nr.2, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H. Ç., duke transportuar me automjetin “Volvo”, 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që përdorte shtetasi H. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close