Lajme

Arrestohet në Shkodër 36-vjeçari nga Sri Lanka, donte të kalonte në Mal të Zi një grua

Një 36-vjeçar nga Sri Lanka, por banues në Francë është vënë në pranga në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Policia njoftoi se i riu tentoi që të kalonte në anën malazeze një 34-vjeçare, gjithashtu nga Sri Lanka. Kjo e fundit është proceduar në gjendje të lirë.

“Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër”, njoftoi policia.

Sipas informacioneve, 36-vjeçari e kishte fshehur në makinë të renë. Policia njoftoi se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close